Për Zvërnecin aq pluhur është ngritur në qiellin shqiptar saqë grupe “maqedonsash” misionarë vredistë nga Tetova dhe jo vetëm, në këto ditë të nxehta qershori janë dalldisur pas “dashurisë” së flamengove duke zhurmuar në mes të Tiranës dorëheqjen e Ramës, me pretekstin se Zvërnecin do ta pushtonte Izraeli!

Dhe demagogjia e pushtimit të lagunës së Zvërecit ngjiti në kokat e misionarëve vredistë, jo nga dashuria për atdheun, por vënia në jetë e një misioni të porositur ( këtu nuk flitet për ta kursyer Ramën ) nga ata që duan të shkaktojnë nje “97” te dytë ndaj Shqipërisë.

Nëse parulla e njohur “Jam djalë nga Tetova më thërret atdheu” … ishte synim i luftës për liri, por sot kur këta këllira “maqedonsash” kur morën vesh se Gjykata Kushtetuese vendosi njëanshëm pa pyetur vullnetin e shumicës shqiptare në Tetovë, që t’i rikthej emrin e qoftëlargut druže Tito dhe të udheheqësve të regjimit të perënduar titist jugosllav, ky grup patriotësh të stisur kanë futur kokën si Struci dhe nuk bezajnë kundër këtij vendimi autoritar dhe despotik të togave të zeza të drejtësisë maqedone.

Ndaj, ju misionarë dhe mercenarë të të gjitha grupeve dhe orientimeve religjioze apo politike para se të protestoni në Tiranë keni më shumë arsye për të protestuar në Tetovë dhe në Shkup, ku me këtë qeveri dhe me një despot në krye të saj shqiptarët dhe identiteti ynë po fyhet dhe denigrohet në të gjitha mënyrat.

Dilni dhe protestoni kundër kthimit të druže Titos në Tetovë, dilni dhe protestoni për të drejtën e studentëve shqiptarë dhe gjuhën shqipe në Shkup!

Dilni dhe protestoni kundër fushatës antishqiptare te kryesuar nga despoti Micko!

Nëse keni këllqe dilni kundër Mickos në Tetovë dhe në Shkup se ai po na bënë “kashtë e koqe” të drejtat tona dhe jo në Tiranë, ajo ka njerëzit e saj t’i dalin zot dhe nuk ka nevoj për benzinë “maqedonsash” të mercenarëve që bëjnë patriotin!

Medai ShPseudopatriotizmi i falangave vrediste që heshtin për Tetovën dhe dalldisen për Zvërnecin!

Për Zvërnecin aq pluhur është ngritur në qiellin shqiptar saqë grupe “maqedonsash” misionarë vredistë nga Tetova dhe jo vetëm, në këto ditë të nxehta qershori janë dalldisur pas “dashurisë” së flamengove duke zhurmuar në mes të Tiranës dorëheqjen e Ramës, me pretekstin se Zvërnecin do ta pushtonte Izraeli!

Dhe demagogjia e pushtimit të lagunës së Zvërecit ngjiti në kokat e misionarëve vredistë, jo nga dashuria për atdheun, por vënia në jetë e një misioni të porositur ( këtu nuk flitet për ta kursyer Ramën ) nga ata që duan të shkaktojnë nje “97” te dytë ndaj Shqipërisë.

Nëse parulla e njohur “Jam djalë nga Tetova më thërret atdheu” … ishte synim i luftës për liri, por sot kur këta këllira “maqedonsash” kur morën vesh se Gjykata Kushtetuese vendosi njëanshëm pa pyetur vullnetin e shumicës shqiptare në Tetovë, që t’i rikthej emrin e qoftëlargut druže Tito dhe të udheheqësve të regjimit të perënduar titist jugosllav, ky grup patriotësh të stisur kanë futur kokën si Struci dhe nuk bezajnë kundër këtij vendimi autoritar dhe despotik të togave të zeza të drejtësisë maqedone.

Ndaj, ju misionarë dhe mercenarë të të gjitha grupeve dhe orientimeve religjioze apo politike para se të protestoni në Tiranë keni më shumë arsye për të protestuar në Tetovë dhe në Shkup, ku me këtë qeveri dhe me një despot në krye të saj shqiptarët dhe identiteti ynë po fyhet dhe denigrohet në të gjitha mënyrat.

Dilni dhe protestoni kundër kthimit të druže Titos në Tetovë, dilni dhe protestoni për të drejtën e studentëve shqiptarë dhe gjuhën shqipe në Shkup!

Dilni dhe protestoni kundër fushatës antishqiptare te kryesuar nga despoti Micko!

Nëse keni këllqe dilni kundër Mickos në Tetovë dhe në Shkup se ai po na bënë “kashtë e koqe” të drejtat tona dhe jo në Tiranë, ajo ka njerëzit e saj t’i dalin zot dhe nuk ka nevoj për benzinë “maqedonsash” dhe të mercenarëve që bëjnë patriotin!

Medai Shaholli

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume