Një sukses i ri akademik vjen për qytetin e Tetovës. Merita Bakiji ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës dhe ka fituar titullin Doktor i Menaxhimit te Sistemeve te Informacionit.
Kjo është një arritje e rëndësishme personale dhe profesionale, e cila dëshmon përkushtimin, punën dhe angazhimin e saj shumëvjeçar në fushën e studimeve shkencore. Fitimi i këtij titulli paraqet një kontribut të çmuar jo vetëm për zhvillimin e saj akademik, por edhe për avancimin e dijes dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Me këtë sukses, Tetova pasurohet edhe me një emër të ri në radhët e doktorëve të shkencës, duke dëshmuar potencialin dhe vlerat që qyteti vazhdon të nxjerrë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.
I urojmë Dr. Merita Bakiji suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional dhe akademik, duke shpresuar që dijet dhe përvoja e saj të vihen sa më shpejt në shërbim të institucioneve dhe shoqërisë.
Urime për këtë arritje të rëndësishme!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume