Rami Mislimi: Nëse Fatmir Limani mbetet ministër, VLEN- i a do të rijnë në qeveri si “Pula të lagta”
Shkruan Rami Mislimi
Në anketën e fundit, e cila ende nuk është publikuar, thuhet se ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka rejting më të lartë se të gjithë ministrat e tjerë të VLEN-it. Madje, sipas kësaj ankete, ai renditet i dyti pas kryeministrit Mickoski.
Ministrat e tjerë, si Fatmir Limani, Bekim Sali, ish-ministri Arben Fetai dhe Besar Durmishi, janë dukshëm më poshtë.
Ky vlerësim është bërë në bazë të pyetësorit për suksesin dhe performancën e ministrave.
Sot, në takimin mes kryeministrit Mickoski, Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit , është diskutuar për rikonstruimin e qeverisë dhe, sipas informacioneve, nuk priten shumë ndryshime.
Për Fatmir Limanin thuhet ose do të shkarkohet nga posti i ministrit, ose do të emërohet zëvendëskryeministër në vend të Stoilkoviqit, pra në zyrën që më parë e mbante Artan Grubi.
Nëse ndodh që Limani të ulet në ulsen e Grubit, VLEN-i do të pësoje “atak në zemër” dhe do të kenë dy rrugë ose të qëndrojnë si “pula të lagta” në qeveri ose të largohen!