Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se më 23.06.2026 (e martë), në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 09:00.
Kjo për shkak të kryerjes së aktiviteteve teknike, do të vendoset regjim i ndryshuar i qarkullimit në rrugën ekspres A4 Shtip – Radovish, në segmentin nga nyja rrugore Sofilarë deri te nyja rrugore Dolanë.
Gjatë periudhës së përmendur, nëpunësit policorë të SP për SKRR Shtip do të ridrejtojnë qarkullimin nëpër rrugën rajonale R1204 Shtip – Radovish.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policorë, si dhe t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut dhe sinjalizimit të vendosur rrugor, me qëllim të vijimit të sigurt dhe të pandërprerë të qarkullimit.