Në dasmën e vajzës së Shkurte Fejzës, vëmendje mori një moment i papritur që përfshiu këngëtaren e muzikës popullore, Remzie Osmani, dhe një gazetare të pranishme në festë.

Gjatë një pyetjeje që lidhej me raportin e saj me këngëtaren Mihrije Braha, Remzie Osmani reagoi duke ia larguar mikrofonin gazetares dh përdori një fjalë fyese ndaj saj.

Videoja e këtij momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje nëse reagimi i këngëtares ishte i drejtuar ndaj gazetares për mënyrën e pyetjes apo nëse lidhej me temën e raportit të saj me Mihrije Brahën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume