Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Vllasaliu është dërguar në spital pas një aksidenti me motor, ku më pas i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas familjarëve, Vllasaliu ka marrë trajtim në Emergjencën e Gjilanit dhe më pas në atë të Prishtinës, si dhe në një klinikë private në kryeqytet, ku është operuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile duke vazhduar rikuperimin.

Familja e tij ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar gjatë trajtimit të këngëtarit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Sinan Vllasaliu kishte qenë i ftuar të performonte në një event privat, përfshirë edhe dasmën e këngëtares Dua Lipa, por aksidenti ia ka pamundësuar pjesëmarrjen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume