Skandali në Institutin e Shëndetit Publik: Pagat e arkivistëve deri në 100 mijë denarë, keqpërdorime me karburant dhe kontrata fiktive
Sipas informacioneve nga Instituti, paga e një arkivisti ka arritur pothuajse 100.000 denarë, ndërsa pagesa për kujdestari (gatishmëri) janë regjistruar edhe për nëpunës administrativë të cilët, sipas rregullave ligjore, nuk kanë të drejtë për një kompensim të tillë pasi nuk bëjnë pjesë në personelin mjekësor.
Gjithashtu, karrtela për karburant kanë shfrytëzuar persona për të cilët në Institut nuk ka asnjë të dhënë apo njohuri, dhe përmes tyre janë shpenzuar rreth 150.000 denarë pa një përgjegjësi të përcaktuar qartë.
Kjo, sipas drejtoreshës aktuale të institucionit, Marija Andonovska, paraqet vetëm një pjesë të parregullsive dhe rregullat e shkelura që kanë mbretëruar gjatë vitit 2024, por edhe në vitet paraprake. Ajo thotë se nga viti 2017 e këtej nuk ka pasur kontroll thelbësor mbi punën e Institutit dhe pret që organet kompetente të prokurorisë të ngrenë procedura kundër të gjithë të përfshirëve në veprime të mundshme të paligjshme.
Andonovska vuri në dukje gjithashtu se personave që tashmë ishin të punësuar u janë lidhur kontrata shtesë në vepër për aktivitete si mirëmbajtja e pretenduar e gjelbërimit dhe pastrimi i oborrit, për çka në muaj kanë marrë edhe deri në 88.000 denarë. Ajo konfirmoi edhe gjetjet e raportit të revizionit, sipas të cilave nuk ka pasur evidencë të duhur për vaksinat, ndërsa në periudha të caktuara, përfshirë edhe gjatë epidemisë, kanë munguar edhe reagensat e domosdoshëm.