Pas muajsh pritjeje dhe përgatitjesh, sonte nis zyrtarisht Kupa e Botës 2026, turneu më i madh i organizuar nga FIFA.

Botërori i këtij viti zhvillohet në tri shtete pritëse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, dhe për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare.

Ndeshjet e para të turneut luhen sonte, ku Meksika përballet me Afrikën e Jugut, ndërsa Koreja e Jugut ndeshet me Republikën Çeke.

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara do ta zhvillojë ndeshjen e saj të parë të premten ndaj Paraguait.

Faza e grupeve do të zgjasë deri më 27 qershor.

Në garë janë 12 grupe me nga katër skuadra, ku secila kombëtare do të luajë nga tri ndeshje. Dy ekipet më të mira nga secili grup, së bashku me tetë kombëtaret më të mira të vendeve të treta, do të sigurojnë kalimin në fazën me eliminim direkt.

Faza e 1/16 së finales do të zhvillohet nga 28 qershori deri më 3 korrik, ndërsa ndeshjet e 1/8 së finales nga 4 deri më 7 korrik.

Çerekfinalet janë paraparë të luhen nga 9 deri më 11 korrik, gjysmëfinalet më 14 dhe 15 korrik, ndeshja për vendin e tretë më 18 korrik, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 19 korrik.

Botërori 2026 pritet të jetë edicioni më spektakolar në histori, me numrin më të madh të skuadrave pjesëmarrëse dhe me miliona tifozë që do ta ndjekin garën nga e gjithë bota.

Shtetet pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026:

Grupi A

Meksika

Afrika e Jugut

Koreja e Jugut

Republika Çeke

Grupi B

Kanadaja

Bosnja dhe Hercegovina

Katari

Zvicra

Grupi C

Brazili

Maroku

Haiti

Skocia

Grupi D

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Paraguai

Australia

Turqia

Grupi E

Gjermania

Curaçao

Bregu i Fildishtë

Ekuadori

Grupi F

Holanda

Japonia

Suedia

Tunizia

Grupi G

Belgjika

Egjipti

Irani

Zelanda e Re

Grupi H

Spanja

Kepi i Gjelbër

Arabia Saudite

Uruguai

Grupi I

Franca

Senegali

Iraku

Norvegjia

Grupi J

Argjentina

Algjeria

Austria

Jordania

Grupi K

Portugalia

Republika Demokratike e Kongos

Uzbekistani

Kolumbia

Grupi L

Anglia

Kroacia

Gana

Panamaja

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume