Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me debatin për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke porositur se nuk ka nevojë për interpretime shtesë të standardeve evropiane informon Tetovasot.
Përmes një reagimi publik, Taravari theksoi se raportet evropiane janë të qarta dhe se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.
“Mos u lodhni me Komisionin e Venecias. Raporti i fundit evropian ju inkurajon qartë se provimi i jurisprudencës mund të jepet edhe në gjuhën shqipe. Nuk keni nevojë për ‘përkthim’ të standardeve evropiane, duhet vetëm t’i pranoni ato”, ka deklaruar Taravari.
Ai lë të kuptohet se çështja nuk qëndron te mungesa e udhëzimeve apo standardeve ndërkombëtare, por te vullneti për t’i zbatuar ato në praktikë.
Deklarata e Taravarit vjen në kohën kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në procese të ndryshme institucionale dhe profesionale vazhdon të jetë objekt debatesh në opinionin publik dhe politik në vend.Tetovasot
