Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Debat në Shenja”, tha se VLEN-i është parti e Izet Mexhitit, dhe Adnan Azizit.
I pyetur se ku po mbetet atëherë Bilall Kasami, Taravari tha se mendon se Kasami është kryetar i komunës, por se Mexhiti dhe Azizi janë kryesorët në parti.
“Komplet proesin e udhëheqin Adnani dhe Izeti, përshtypja ime, mund të jem gabim. Ballafaqimi i rradhës do të jetë mes grupacionit të Besës dhe LD-së. Praktikisht aty Alternativa është shkrirë, nuk ka Alternativë. Edhe Mimoza Musën e kanë, ndërsa Qoku është Qok, legjendë kështu në vete, është parti në vete. Ai është përfaqësues i VV-së, nuk e llogaris si faktor të rëndësishëm, atë e kanë më shumë si maskotë edhe i duhet VLEN-it një personalitet si Qoku, si shef i grupit parlamentar mendoj se është ideal dhe duhet ta eksponojnë sa më shumë. Mendoj se ka kapacitet është përfaqësues i Albin Kurtit, pra Albin Kurti në Maqedoni është Bekim Qoku, realisht”, deklaroi Taravari, në emisionin “Debat në Shenja”.