Muaji maj ishte një nga muajt më të nxehtë që ka përjetuar Europa, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se valët ekstreme të të nxehtit po kthehen gradualisht në një realitet të zakonshëm. Shërbimi europian për ndryshimet klimatike Copernicus ka ngritur alarmin pas temperaturave rekord të shënuara gjatë muajit të kaluar, duke e cilësuar situatën si një tregues të qartë se ekstremet klimatike po bëhen “normaliteti i ri”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Copernicus, maji i vitit 2026 ishte një nga më të nxehtët e regjistruar ndonjëherë në Europë dhe i dyti më i nxehtë në nivel global. Rekorde temperaturash u shënuan në Britaninë e Madhe, Francë, Irlandë dhe Portugali, ndërsa një masë e fuqishme ajri të ngrohtë që erdhi nga Afrika e Veriut shtyu temperaturat shumë mbi nivelet normale në pjesën perëndimore të kontinentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume