Është vetëdorëzuar në polici Nderim Beqiraj, i dyshuar për plagosjen e Shkëlqim Kastratit më 16 qershor të këtij viti në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Kryeqytetin.

Sipas Pllanës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur ai për Klankosova.tv.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume