VIT I REZULTATEVE: MЕRMS NDËRTON NJË TË ARDHME TË SIGURT, MODERNE
DHE EVROPIANE ENERGJETIKE PËR MAQEDONINË
Gjatë vitit të kaluar, Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale realizoi një
nga agjendat më të gjera reformuese dhe investuese në fushën e energjetikës,
minierave dhe menaxhimit të burimeve natyrore, duke vendosur themele të forta për
siguri më të madhe energjetike, zhvillim ekonomik dhe standard më të mirë jetese për
qytetarët.
Në periudhën qershor 2025 – qershor 2026, Ministria punoi në më shumë se 700
aktivitete, takime dhe ngjarje vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa paralelisht u zbatuan
reforma të mëdha ligjore, projekte strategjike infrastrukturore dhe politika për një
tranzicion të gjelbër dhe të drejtë energjetik.
„Kjo ishte një vit i rezultateve. Një vit në të cilin krijuam ligje të reja, filluam projekte
historike infrastrukturore, siguruam mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare dhe
vendosëm rend, plan dhe transparencë në sektorët që janë thelbësorë për zhvillimin e
shtetit”, theksoi ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja
Bozhinovska.
Reforma dhe standarde evropiane
Një nga rezultatet më të rëndësishme është miratimi i Ligjit të ri për Energjetikën, i
harmonizuar plotësisht me legjislacionin evropian dhe i vlerësuar pozitivisht nga
Komuniteti i Energjisë. Në të njëjtën kohë, është miratuar Plani i Integruar Kombëtar për
Energjinë dhe Klimën 2025–2030, me të cilin janë parashikuar 61 masa konkrete për
dekarbonizim dhe tranzicion energjetik.
Paralelisht punohej edhe në zgjidhjet e reja ligjore për burimet e ripërtëritshme të
energjisë, minierat, gjeologjinë dhe partneritetet publiko-private, me qëllim krijimin e një
kuadri rregullator modern dhe të parashikueshëm për qytetarët dhe investitorët.
Progres në reforma (2024 vs 2025/2026):
– Tregjet dhe integrimi i tregut: Rritje nga 54% në 61%.
– Siguria e furnizimit: Rritje nga 21% në 41%.
Projekte historike infrastrukturore
Në fushën e naftës dhe gazit natyror u realizuan aktivitete të rëndësishme për rritjen e
sigurisë energjetike të shtetit.

Pas 13 vitesh, për herë të parë u vu sërish në funksion produktpërçuesi Selanik–Shkup,
filloi ndërtimi i interkoneksionit të gazit me Greqinë, u shpall tenderi për interkoneksionin
me Serbinë, ndërsa Maqedonia u bë pjesë e projektit rajonal ,,Korridori Vertikal “
Është hartuar edhe Vlerësimi kombëtar i rrezikut në furnizimin me gaz, në përputhje me
rregullativën evropiane.
Burimet e ripërtëritshme dhe sistemet e baterive – energjia e së ardhmes
Ministria vendosi një model të ri të planifikimit të investimeve përmes Planeve vjetore
për ndërtimin e objekteve energjetike për vitet 2025 dhe 2026.
Vetëm për Planin e vitit 2027, në Ministri kanë arritur më shumë se 800 iniciativa nga
investitorë privatë dhe shtetërorë. Është vendosur një sistem GIS për digjitalizimin e
procedurave për energjinë e erës, janë paguar mbi 50 milionë denarë mbështetje për
prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa sistemet e baterive për
ruajtjen e energjisë u bënë shtyllë e politikës së re energjetike.
– Është vendosur detyrimi për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë.
– Integrim më i mirë i centraleve diellore dhe të erës.
– Rritje e sigurisë së sistemit elektroenergjetik.
– Uljen e humbjeve dhe kostove të balancimit.
– Mbështetje për tranzicionin energjetik dhe dekarbonizimin
Minierat dhe gjeologjia – menaxhim i qëndrueshëm i pasurive natyrore
Në fushën e minierave dhe gjeologjisë u vendos një qasje e re e bazuar në
qëndrueshmëri, kontroll dhe menaxhim strategjik. Për herë të parë u krijua një Sektor i
veçantë për Gjeologjinë, për menaxhim strategjik të kërkimeve gjeologjike dhe lëndëve
të para minerale kritike. U miratua Strategjia e parë për kërkimet gjeologjike dhe
shfrytëzimin e qëndrueshëm të lëndëve të para minerale 2026–2046
Menaxhohen në mënyrë aktive 284 miniera, është vendosur mbikëqyrje moderne
digjitale për kontroll më efikas dhe të përforcuar, ndërsa të ardhurat nga tarifat e
koncesioneve janë rritur ndjeshëm. Rritje prej mbi 200% e të ardhurave nga koncesionet
në bazë të lëndës së parë minerale të eksploatuar dhe të shitur.
Për herë të parë rregullohet edhe statusi i rubinit maqedonas dhe i gurëve të tjerë të
çmuar dhe gjysmë të çmuar..
Ministrja e Energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, në një takim
informues me gazetarët njoftoi se ka përfunduar procesi i mbrojtjes institucionale të rubinit
maqedonas si mineral me prejardhje gjeografike – maqedonase. Me këtë vendim, rubini
maqedonas fiton statusin e trashëgimisë minerale kombëtare të mbrojtur.
Tranzicion i drejtë dhe efikasitet energjetik
Ministria vendosi një sistem funksional për tranzicion të drejtë dhe mekanizma për
monitorimin e zbatimit të masave të parashikuara me politikat kombëtare.


Në fushën e efikasitetit energjetik u miratua një Plan trevjeçar për rinovimin e objekteve
publike, një program me buxhet prej 11 milionë eurosh, i orientuar drejt rikonstruksionit
të plotë të objekteve me konsum të lartë të energjisë. Projekti përfshin 14 ndërtesa të
mëdha ku aktualisht janë të vendosura plot 33 institucione shtetërore. Filloi krijimi i
Inventarit Kombëtar të ndërtesave publike, u miratua Rregullorja për modelin ESCO,
ndërsa u siguruan mjete të rëndësishme për investime të reja në këtë fushë (janë
miratuar 50 milionë euro për efikasitet energjetik)
Pozicionimi ndërkombëtar i Maqedonisë
Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia ishte nikoqire e Forumit të 14-të Ndërkombëtar për
Energjinë për Zhvillim të Qëndrueshëm (IFESD-14), ku morën pjesë mbi 1.000
përfaqësues nga më shumë se 70 shtete dhe mbi 150 ekspertë ndërkombëtarë.

Në të njëjtën kohë u vendosën partneritete të reja strategjike, ndër të cilat edhe
Memorandumi i Mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurinë e
furnizimit me gaz natyror, si dhe me Kroacinë për një lidhje më të madhe rajonale
energjetike. Gjithashtu u siguruan 5,2 milionë euro mjete IPA për zhvillimin e sektorit
energjetik.
Rezultate konkrete për qytetarët
Përveç reformave strategjike, Ministria siguroi edhe mbështetje të drejtpërdrejtë për
kategoritë e cenueshme të qytetarëve përmes:
 4.070 vauçerë për pajisje klimatike inverter ;
 148,8 milionë denarë mbështetje për konsumatorët e cenueshëm;
 U miratua Metodologjia për matjen e varfërisë energjetike
Mbrojtja ligjore e interesave shtetërore
Përmes vendosjes së mekanizmave për transparencë të plotë dhe rishikimit të
kontratave, i është dhënë fund menaxhimit të papërgjegjshëm dhe kemi vendosur një
mbrojtje ligjore pa kompromis të burimeve shtetërore dhe interesit publik. Janë iniciuar
25 procedura për arkëtimin e kërkesave në vlerë prej mbi 10 milionë denarësh. Janë
fituar vendime gjyqësore në favor të Ministrisë në vlerë prej mbi 1,5 milionë denarësh.
Është ulur rreziku financiar për mbi 380 milionë denarë – nga kërkesat gjyqësore.
U miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për automjetet dhe u përgatitën akte të
reja nënligjore.
Digjitalizimi dhe Ministria e hapur
Ministria realizoi projekte të rëndësishme për transformimin digjital, duke vendosur
sistemet ERP, GIS dhe DMS, shërbime të reja elektronike për qytetarët (aplikim për
subvencione), si dhe sisteme moderne për sigurinë kibernetike.

Në fushën e transparencës dhe komunikimit, Ministria i publikon të gjitha informacionet
në mënyrë transparente në ueb-faqe, janë realizuar më shumë se 300 njoftime,
intervista dhe paraqitje publike, janë organizuar konferenca të shumta për shtyp dhe
aktivitete në terren, ndërsa të gjitha 58 kërkesat e pranuara për qasje të lirë në
informacione me karakter publik janë trajtuar dhe janë përgjigjur në kohë.
Bashkëpunim i përforcuar
Përmes dialogut të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, sektorin civil, komunitetin
shkencor dhe vetëqeverisjet lokale, u ndërtua një Ministri e hapur dhe gjithëpërfshirëse,
e cila i merr vendimet së bashku me të gjithë aktorët shoqërorë.
Përveç memorandumeve ekzistuese të bashkëpunimit, gjatë vitit të kaluar u nënshkruan
memorandume ndërmjet Ministrisë së Energjetikës dhe UNDP-së, si dhe me Shoqatën
Maqedonase të Gjeologëve ,,Gjeolog”
Dyert e Ministrisë të hapura për studentët – u nënshkrua Memorandum me Fakultetin e
Makinerisë, me Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik dhe me FINKI-n. Ministria është e
hapur për praktikën studentore.
Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale mbetet e përkushtuar ndaj
realizimit të agjendës së reformave, përfundimit të projekteve strategjike infrastrukturore,
integrimit të mëtejshëm me tregun evropian të energjisë dhe krijimit të një të ardhmeje
energjetike të sigurt, moderne dhe evropiane për Maqedoninë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume