VLEN: Deputetja e BDI-së e zhveshi hipokrizinë e Ali Ahmetit – lot krokodili në opozitë, heshtje në pushtet
BDI-ja e pranoi fajin për Provimin e Jurisprudencës. Shefja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari, e tha me gojën e vetë atë që po e thotë VLEN-i me muaj: BDI-ja sa ishte në pushtet, nuk e kishte prioritet as gjuhën shqipe dhe as Provimin e Jurisprudencës.
Vetëm disa muaj pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, BDI-ja e votoi Ligjin për Provimin e Jurisprudencës pa e harmonizuar. Deputetët e Ali Ahmetit me dorën dhe votën e tyre e vulosën që ky provim të jepet vetëm në gjuhën maqedonase.
Prandaj, sot secili qytetar e ka të qartë hipokrizinë e BDI-së, kur pa fije turpi del në protesta për jurisprudencën. Është tallje me shqiptarët dhe fyerje e inteligjencës së studentëve fakti që BDI proteston kundër vetvetes.
VLEN po mundëson që për herë të parë në historinë e shtetit Provimi i Jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. Kemi përgjegjësi kombëtare që t’i korrigjojmë të gjitha politikat e dëmshme dhe zgjidhjet gjysmake që na i la trashëgim pushteti 20-vjeçar i Ali Ahmetit.