Kanë kaluar 24 orë nga publikimi i dokumentit që dëshmon se pikërisht BDI-ja, në vitin 2010, kur ishte në kulmin e pushtetit, votoi për futjen e gjuhës serbe në përdorim zyrtar në Komunën e Kumanovës.

Deri më tani, BDI nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë fakt.

Nuk e mohuan dokumentin.
Nuk e mohuan vendimin.
Nuk e mohuan votën e tyre.
Zgjodhën heshtjen.
Dhe në politikë, heshtja është pranimi më i mirë i së vërtetës.

Kur faktet janë kundër tyre, BDI ikën nga debati. Kur dokumentet flasin, ata ndërrojnë temë. Kur shqiptarët kërkojnë përgjigje, ata ndërrojnë temën.

Prandaj, ua shtrojmë sërish publikisht pyetjen.
Pse BDI e mbështeti zyrtarizimin e gjuhës serbe në Kumanovë?
Pse për këtë çështje kishte zell, votë e vullnet, ndërsa për hallet e shqiptarëve kishte vonesa e pengesa dhe punë të lëna përgjysmë?

Qytetarët meritojnë përgjigje të qarta, jo deklarata boshe dhe patriotizëm sezonal.
BDI hesht, sepse dokumenti flet. Dhe kur dokumenti flet, propaganda nuk pi më ujë.

VLEN nuk merret me propagandë. VLEN flet me fakte.
Dhe fakti është ky. Dokumenti ekziston, ndërsa BDI ende nuk ka guxim të përballet me të.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume