Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e kryetarit Afrim Gashi, gjatë dy viteve të fundit ka shënuar rezultate të rëndësishme në avancimin e legjislacionit dhe forcimin e funksionimit institucional.

Në raportin dyvjeçar të z. Gashi prezantuar para bashkëkryetarëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, u veçuan disa prej ligjeve dhe reformave më të rëndësishme, si Ligji për Medresenë, Ligji për mbështetjen e investimeve, Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Marrëveshjet kolektive për universitetet si dhe reformat në arsimin e lartë. Gjithashtu, u theksua se në proces të seancave janë edhe një sërë ligjesh nga agjenda reformuese.

VLEN vlerëson se këto arritje janë dëshmi e përkushtimit për të avancuar të drejtat e qytetarëve, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të ndërtuar institucione më efikase dhe më funksionale në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume