Tetovasot mëson se më 24 qershor 2026, në ora 15:30, në DPB Gostivar është paraqitur M.Sh. (54) nga fshati Debresh, i cili ka denoncuar se vëllai i tij S.Sh. (58) është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Sipas denoncimit, personi i zhdukur kishte probleme shëndetësore. Tetovasot mëson se organet kompetente po ndërmarrin masa intensive për gjetjen e tij.