Zvicra fiton ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, shënon Granit Xhaka

Pas barazimit befasues me Katarin, Zvicra ka arritur fitoren e parë në fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Zvicra triumfoi 4:1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, teksa të katër golat u shënuan në pjesën dytë.

Manzambi kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 74-të të ndeshjes.

Përballja u bë më e lehtë për ekipin e kapitenit Granit Xhaka, kur Muharemovic u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 80-të pas një ndërhyrje.

Katër minuta më vonë, Vargas shënoi për 2:0, kurse në minutën e 90-të Manzambi shënoi për 3:0.

Tre minuta më vonë Mahmic ngushtoi epërsinë e Zvicrës.

Kurse, në minutën e gjashtë shtesë, Granit Xhaka u tregua i saktë nga penalltia.

Me këtë fitore, Zvicra shkon në katër pikë në grupin B në vendin e parë, kurse Bosnja dhe Hercegovina mbetet me një pikë në vendin e tretë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume