Një vajzë 23-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e pajetë pasditen e djeshme në një banesë në Selanik.

Grand Kozmetik
Sipas informacioneve të para, prindërit e saj e kishin kërkuar për një kohë, por nuk kishin arritur të vendosnin kontakt me të. Më pas, një i afërm i së resë shkoi në banesë, ku e gjeti pa shenja jete.
Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit dhe provat e mbledhura deri tani nga autoritetet, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume