Një 74-vjeçar nga Reçica e Madhe ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka rënë nga traktori gjatë punës në arën e tij në Pallçisht të Poshtëm.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, derisa i moshuari po mblidhte bar për bagëtinë. Në një moment ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga traktori.

I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa ekipet e SPB Tetovë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume