Policia e Tetovës përmes një komunikate njofton se sot në ora 07:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “BMV” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 18-vjeçar nga Tetova i cili, sipas Policisë, e ka drejtuar automjetin pa provim të dhënë për patentë shoferi dhe një automjeti ngarkues “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 24-vjeçar nga fshati Përshefcë.

Sipas njoftimit të Policisë së Tetovës, të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup dhe në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa pasagjeri në automjetin ngarkues, një 19-vjeçar nga Tetova, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume