Një aksion është duke u zhvilluar në disa rajone të Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Arbnora Luta për gazetën online Reporteri.net ka konfirmuar aksionin duke thënë se do të dalin me komunikatë për detajet.

“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës,” tha Luta. /Reporteri.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume