Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme.

Shkalla e dytë e gjyqësorit nuk mori parasysh kërkesën e çiftit Malltezi, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme për mbajtjen e pasurive nën sekuestro.

Për sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit është shprehur më herët edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.

Pasuritë janë sekuestruar që në fazën e hetimeve paraprake nga SPAK për dosjen “Partizani”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume