Një person është arrestuar në lidhje me një rast të kanosjes përmes rrjeteve sociale ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 9 nëntor 2025, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 7 korrik 2026.

Policia bën të ditur se i dyshuari dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

“Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume