Vendosja e hallkave elektronike për mbikqyrje të të dënuarve që dënimi efektiv me burg ju zëvendësohet me burg shtëpiak, po gjen zbatim në më shumë qytete të vendit.

Sot, zyrtarët e autorizuar të Sektorit për Probacion vendosën pajisje për mbikëqyrje elektronike ndaj një personi të dënuar nga Kërçova, me çka filloi zbatimi i vendimit për zëvendësimin e dënimit me burg me masën e burgut shtëpiak.

Ky sistem mundëson monitorimin elektronik të respektimit të masës së burgut shtëpiak dhe paraqet një mënyrë më efikase për ekzekutimin e dënimit.

Njëkohësisht, kjo formë e vuajtjes së dënimit është më ekonomike për shtetin, ndërsa duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të të dënuarit, konsiderohet edhe një mënyrë më humane për ekzekutimin e sanksionit penal, thuhet në njoftomin e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume