Nga Hivzi Ahmeti
2,375 ORË STËRVITJE U19 DHE ENDE PA ELEMENTET BAZË TË FUTBOLLIT.
PSE?
Sepse shumë orë stërvitje nuk do të thonë domosdoshmërisht zhvillim.
Kur mungon një program i qartë dhe një metodologji e mirëfilltë:
1.stërvitjet bëhen të rastësishme,
2.përsëriten ushtrime pa objektiv,
3.nuk ndërtohen bazat teknike,
4.nuk zhvillohet skanimi, vendimmarrja dhe inteligjenca e lojës,
5.gabimet përsëriten për vite me radhë.
Një lojtar nuk zhvillohet vetëm duke qenë prezent në fushë.
Ai zhvillohet kur çdo minutë e stërvitjes ka qëllim, progres dhe metodë.
Në futbollin modern nuk fitojnë ata që stërviten më shumë.
Fitojnë ata që stërviten më mirë.
Orët krijojnë përvojë.
Metodologjia krijon futbollistë.