Pas vdekjes së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, kanë nisur procedurat ligjore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Sipas afateve të përcaktuara me ligj, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale tashmë e ka informuar Qeverinë për krijimin e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa pritet që ekzekutivi në një nga mbledhjet e ardhshme të marrë vendimin për njoftimin e institucioneve kompetente dhe fillimin e procedurave të mëtejshme.

Ndërkohë, në qarqet politike kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e kandidatëve të mundshëm. Sipas informacioneve jozyrtare, një nga emrat që po përmendet si kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës është Goran Jovanovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

VMRO-DPMNE deri më tani nuk ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën për Bërvenicën, ndërsa pritet që vendimi përfundimtar të merret pas shpalljes së zgjedhjeve dhe përfundimit të procedurave brenda partisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume