Një shtetas i Turqisë është arrestuar në pikën kufitare Deve Bair, pasi dyshohet se ka paraqitur dokumente të falsifikuara, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, F.J. (45) është ndaluar gjatë kontrollit kufitar, ku është konstatuar se kishte paraqitur karta të gjelbra të falsifikuara për një kamion me gjysmërimorkio me targa turke.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.