Profesoresha Tamara A. (39) nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një student për t’i mundësuar kalimin e një provimi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 39-vjeçarja më 22 qershor i ka kërkuar 300 euro një studenti 26-vjeçar nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, në këmbim të kalimit të provimit që ishte caktuar për më 29 qershor.
Policia njofton se profesoresha është arrestuar dje rreth orës 11:45 në Shtip, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.
Rasti është denoncuar nga vetë studenti, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume