Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se tashmë i ka emrat e kandidatëve për ministra nga koalicioni VLEN dhe ZNAM, duke theksuar se ata janë të pranueshëm për të, por nuk dëshiron t’i bëjë publikë para se këtë ta bëjnë vetë partitë, raporton Zyrtare.net
“Po, i kam emrat e ministrave të VLEN-it dhe ZNAM-it. Do t’ua lë atyre ti njoftojnë, për mua janë në rregull ato emra që i kanë propozuar”, tha Mickoski.
I pyetur nëse nga VLEN tashmë ka marrë edhe emrin e kandidatit për ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Mickoski u përgjigj shkurt: “Po”.