Dua të theksoj se, ndoshta ky shtrat i lumit dhe ky kanal mund të duken modestë, në shikim të parë, por kanë një rëndësi të madhe për banorët e kësaj pjese të Qytetit të Shkupit dhe të Kisella Vodës, sepse në këtë mënyrë mblidhen të gjitha ujërat që, në rast të reshjeve të mëdha, mund të shkaktojnë probleme serioze për shtëpitë e banorëve të kësaj zone, gjë që ka ndodhur edhe në të kaluarën. Prandaj, me këtë projekt ne po e zgjidhim praktikisht këtë problem, në mënyrë që të mos ndodhë më.

Dëshiroj të përgëzoj kryetaren e komunës, këshilltarët, administratën e komunës së Kisella Vodës, si dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në organizimin e këtij projekti.

Siç e theksoi edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, projekti është financuar me mjete të siguruara nga Qeveria, dhe ne do të vazhdojmë të financojmë projekte që janë me rëndësi për qytetarët edhe në periudhën që vijon.

Gjithashtu, dua të falënderoj Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministrin, zëvendësministren dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në realizimin e këtyre projekteve, si edhe të gjithë kolegët nga Qeveria, sepse në këtë mënyrë ne po realizojmë, ose gjithsej do të realizohen, më shumë se 1.200 projekte, diçka që deri më tani nuk ka ndodhur në Maqedoninë e pavarur.

Pjesa më e madhe e këtyre projekteve janë në fazën e realizimit, një pjesë tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat do të fillojnë së shpejti. Kështu, atë që e nisëm kur u zgjodhëm si Qeveri, po vazhdojmë ta zbatojmë, dhe vlerësoj se në këtë mënyrë po e përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.

Edhe një herë, le të shtohen projekte të tilla! Sot një projekt është afër 60 milionë denarësh, javën e ardhshme, siç tha zëvendësministrja, do të nisë një projekt i ri me vlerë prej 40 milionë denarësh, e kështu me radhë.

Kur kësaj t’i shtohen edhe projektet që tashmë janë në zbatim, mendoj se me këto transfere nga buxheti qendror drejt komunave, jo vetëm që po u ndihmojmë komunave, por qëllimi ynë kryesor është t’u ndihmojmë qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume