Unë nuk kam çfarë të shtoj në atë që tashmë e thanë kryetarja e komunës dhe zëvendëskryeministri, dhe ministër i Transportit. Dua vetëm t’i përgëzoj për punën e përkushtuar Komunën e Negotinës, kryetaren e komunës, këshilltarët dhe administratën që e mbështet punën e saj.

Gjithashtu dua ta përgëzoj deputetin që vjen nga Negotina, i cili gjithmonë lufton për të siguruar sa më shumë projekte.

Dua të falënderoj për përkushtimin kolegun tim nga Qeveria dhe, në fakt, të gjithë kolegët e Qeverisë, sepse sot Maqedonia është një kantier i madh ndërtimi, po ndërtohet në më shumë se 1.200 lokacione në të gjithë territorin e vendit. Diçka që nuk është parë kurrë më parë në historinë e kohëve të fundit të Maqedonisë së pavarur. Dhe ne do të vazhdojmë edhe më tej t’i përfundojmë këto projekte.

I vetmi lajm i keq në të gjithë këtë që po ndodh në vend, janë ata që nuk ia duan të mirën shtetit, ata që nuk duan që Maqedonia të ketë sukses, vetëm ata nuk arrijnë të shohin gjithçka që kjo Qeveri dhe këta kryetarë komunash po bëjnë për qytetarët.

Dua edhe një herë të falënderoj qytetarët për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë këtyre viteve. Është frymëzimi ynë për të vazhduar të punojmë edhe më me përkushtim në periudhën që vjen, sepse pas shumë vitesh, madje dekadash do të thosha, stagnimi dhe mesatarësie, presim që më në fund, duke filluar nga ky vit, gjithçka që e stabilizuam gjatë dy viteve të fundit të fillojë të realizohet dhe të bëhet e dukshme. Kjo do të sjellë cilësi më të mirë në jetën e qytetarëve tanë.

Prandaj, edhe një herë, një falënderim i madh edhe për ju, mediat, që na ndiqni kudo. Shpresoj që edhe në periudhën që vjen bashkëpunimi ynë dhe gjithçka që realizojmë për qytetarët të vazhdojë me një ritëm edhe më të intensifikuar.