Një modele dhe influencuese braziliane ka ndërruar jetë në Dubai, ndërsa autoritetet vendase po hetojnë rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar asnjë pistë.

Viktima është Kawana Bilhar, 27 vjeç, e njohur në rrjetet sociale për postimet mbi udhëtimet dhe stilin e jetesës. Sipas raportimeve të mediave, ajo humbi jetën pasi ra nga kati i 27-të i një pallati në Dubai.

Vdekja e saj u bë publike më 7 korrik nga nëna, Darla Bilhar, e cila ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale. “Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë boshllëkun që ke lënë pas”, shkroi ajo, duke shprehur dhimbjen për humbjen e së bijës.

Hetuesit në Dubai po shqyrtojnë disa versione mbi ngjarjen, mes tyre mundësinë e një aksidenti, vetëvrasjeje ose vrasjeje. Deri tani, autoritetet nuk kanë publikuar një përfundim zyrtar për shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, nëna e 27-vjeçares ka udhëtuar drejt Dubait për të ndjekur procedurat hetimore dhe për të organizuar riatdhesimin e trupit në Brazil. Data e saktë e vdekjes së Kawana Bilhar nuk është bërë ende publike.

Pas përhapjes së lajmit, Darla Bilhar u bëri thirrje përdoruesve të rrjeteve sociale të tregojnë respekt për kujtimin e vajzës së saj, pasi profilet e influencueses janë mbushur me komente fyese dhe spekulime mbi rrethanat e ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume