Trump ‘trazon’ NATO-n me deklaratat e tij, Rama krah Erdoğan në foton e liderëve
Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë
Trump dhe Erdogan forcojnë aleancën në Ankara
Kryeministri Edi Rama është vendosur sërish në qendër të vëmendjen për veshjen e tij. Teksa liderët e botës mblidhen në Ankara për të diskutuar fatin e sigurisë globale në Samitin e NATO-s, Rama ka zgjedhur të thyejë kodin e ngurtë të veshjes zyrtare me stilin e tij tashmë “karakteristik”.

Veshja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re as nga prestigjiozja britanike The Guardian, e cila i ka kushtuar një vëmendje të veçantë look-ut të kryeministrit shqiptar. Kombinimi? Një kostum serioz blu, i me një palë atlete të bardha.

“Në një tjetër moment nga “moda e NATO-s”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq me atletet e tij karakteristike, ngjyrë të bardhë”, shkruan The Guardian, duke e rreshtuar Ramën si një nga thyesit më të mëdhenj të tabuve të modës në diplomacinë botërore.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e NATO-s në Ankara ku liderët globalë diskutojnë çështjet më të rëndësishme. Në ditën e dytë të samitit, në foton familjare Rama u pa krah presidedntit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume