SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.A. (18) nga fshati Llojan, Komuna e Likovës, si dhe kundër dy të miturave të moshës 14 dhe 15 vjeç nga Kumanova, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 3 të Kodit Penal.

“Më 13.03.2026 rreth orës 18:00, të akuzuarit e kanë thirrur një vajzë 14-vjeçare që të dalë nga shtëpia e saj, pas së cilës e kanë bindur të hyjë në një dhomë pranë qendrës sportive “Sokolana” në Kumanovë. Atje, së pari e kanë fyer, e më pas e kanë sulmuar fizikisht, duke e regjistruar të gjithë incidentin me telefon celular”.

“Pas dhunës, të dyshuarat e kanë kërcënuar të miturën që të mos e raportojë incidentin dhe të mos flasë për videon e regjistruar, duke e kërcënuar se përndryshe do t’i ndodhë diçka edhe më e keqe”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume