Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (AMSM) njofton se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve të fundit, frekuencë e shtuar e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë, ku pritja për kalimin e kufirit është rreth 15 minuta.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, për momentin nuk ka pritje më të gjata, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume