Trajneri i njohur kosovar Hivzi Ahmeti nuk njihet vetëm për metodat e tij moderne të stërvitjes dhe punën profesionale në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Ai është edhe një zë që shpesh ndan ide, analiza dhe filozofi të vlefshme mbi edukimin sportiv, rolin e trajnerit dhe rëndësinë e zhvillimit afatgjatë të fëmijëve në sport.
Përmes mesazheve të tij publike, Ahmeti i tejkalon kufijtë e një trajneri të zakonshëm, duke nxitur debat mbi mënyrën se si duhet të ndërtohet futbolli i moshave të reja. Në reflektimin e tij të fundit, ai ndalet te një prej temave më të ndjeshme: orientimi i drejtë i fëmijëve në sport dhe rreziku që presioni për rezultate të menjëhershme t’ua shuajë dashurinë për futbollin.
Nga stërvitjet e Hivzi Ahmetit – drejt yjeve të futbollit
Shumë prej futbollistëve premtues të Kosovës kanë kaluar nëpër duart e trajnerit Hivzi Ahmeti, duke u rritur me përkushtim, disiplinë dhe metodika moderne trajnimi.
Sot, më shumë se kurrë, klubet tona duhet të mendojnë seriozisht për angazhimin e trajnerëve me programe pune të strukturuara, nëse synojnë:
zhvillim të mirëfilltë sportiv
sukses në nivele të larta
përgatitje moderne sipas standardeve evropiane

Vëllezërit Bashkim dhe Hivzi Ahmeti, trajnerë me licencë UEFA A dhe UEFA B, janë të gatshëm të sjellin risi në futbollin kosovar, duke ofruar:
Strukturë
Metodikë bashkëkohore
Organizim profesional
PUNA KA ZË!
Koha për ndryshim ka ardhur!












Para se të transferohej në Kroaci për të luajtur, futbollisti Dion Kalludra ishte përgatitur për disa muaj nën kujdesin dhe stërvitjet e vëllezërve Hivzi dhe Bashkim Ahmeti.

Edhe Enis Berisha është stervitur nga vëllëzrit Ahmeti.

