Manchester Unitedi është i vendosur të vazhdojë ndërtimin e projektit të tij me një skuadër sa më konkurruese.

Për këtë arsye, nuk është aspak surprizë që trajneri Michael Carrick kërkon ta përforcojë ekipin si për garat në Premierligë, ashtu edhe për ato evropiane.

Si rrjedhojë, Carrick dhe stafi i tij kanë nisur punën për të përmbyllur me sukses objektivat e merkatos verore. Prioriteti kryesor i klubit mbetet rinovimi i kontratës së Bruno Fernandes, i cili aktualisht është 31 vjeç.

Sipas raportimeve, nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, Manchester Unitedi do ta zgjasë kontratën e mesfushorit portugez përtej vitit 2027.

Megjithatë, sipas informacioneve të publikuara nga “CaughtOffside”, Juventusi po shqyrton mundësinë e një oferte për Bruno Fernandes gjatë kësaj vere.

Nëse një transferim i tillë do të realizohej, trajneri Luciano Spalletti do të fitonte një organizator të nivelit më të lartë në mesfushë.

Gjithsesi, drejtuesit e Juventusit janë të vetëdijshëm se do ta kenë jashtëzakonisht të vështirë ta bindin portugezin të largohet nga “Old Trafford”, pasi ai vazhdon të jetë nën kontratë me Manchester Unitedi për një periudhë të gjatë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume