Një burrë i vuri flakën vetes të enjten në mbrëmje jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, pasi vendosi një flamur tibetian në trotuarin pranë kompleksit, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 sipas kohës lokale, pranë kryqëzimit të rrugës “East 43rd Street” dhe “First Avenue”.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të OKB-së, burri fillimisht vendosi flamurin tibetian dhe më pas i vuri flakën vetes.

Ai u dërgua në spitalin “Bellevue” në gjendje kritike. Në vendngjarje u gjetën disa fletë me mbishkrimin: “China Out of Tibet” (Kina jashtë Tibetit).

Policia ka nisur hetimet për incidentin, ndërsa flamuri tibetian mbeti në vendngjarje për rreth një orë pas ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume