Një automjet i parkuar në Tetovë është dëmtuar nga një plumb qorr, raporton TetovaSot.
Pronari, E.D. (48) nga fshati Raven, ka denoncuar se kishte vërejtur dëmtime në xhamin e përparmë të veturës së tij “Renault Captur”, të parkuar në rrugën “Jane Sandanski”.
Gjatë ekspertizës policore është gjetur një predhë me kalibër të panjohur në pjesën e motorit. Policia po punon për zbardhjen e rastit.