Dy persona, G.J. (44) nga Toplica dhe A.A. (46) nga Çegrani, janë arrestuar në orët e para të 29 korrikut nën dyshimin për organizimin e luftërave ilegale me qen.
Sipas policisë, në hyrje të fshatit Toplicë janë hasur disa qytetarë dhe qen me lëndime të dukshme e gjakderdhje. Gjatë kontrollit, në një automjet “Fiat” është gjetur edhe një qen i plagosur. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim penal.TS