Të paktën 40 persona humbën jetën në Pakistan pasi një autobus që transportonte pasagjerë ra në një përrua këtë të premte.

Incidenti ndodhi në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa menjëherë pasi autobusi kaloi nga provinca jugperëndimore e Balochistanit.

Zëdhënësi i qeverisë së Balochistanit, Shahid Rind, i tha Anadolu-t se tetë të tjerë u plagosën dhe po trajtohen në spital. Menjëherë pas incidentit, kanë nisur hetimet dhe një operacion shpëtimi.

Kryeministri i Balochistanit, Sarfraz Bugti, tha se kishte drejtuar operacionet e shpëtimit në vendngjarje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume