ër rrugën Tetovë-Prizren, po punohet në projektimin e tunelit, pasi ai të jetë tuneli më i madh në shtet. Kështu u përgjigj ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, në pyetjen se në çfarë faze është rruga Tetovë-Prizren, për të cilën Qeveria e RMV-së dhe Kosovës janë dakorduar për ta ndërtuar. Ai theksoi se është i kënaqur për ecjen e dinamikës së punimeve, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një prej projekteve më të mëdha, për të cilin, pasi ta përfundojnë projektimin do të dinë edhe vlerën e së njejtës.
Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit
“Fakulteti i Ndërtimtarisë i cili e ka përfunduar më projekin bazë, flas për anën tonë të projektit, ka kërkuar informacione shtesë në pjesën e gjatësisë së tunelit dhe pikën e lidhjes, , ne ato informacione po i dorëzojmë, marrë parasysh se do të ketë një tunel mjaftë të gjatë, gjegjësisht tuneli më i madh në shtet. Tani po punohet në projektimin e tunelit, tunelet janë projektet më komplekse inxhinierike dhe sapo të përfundojnë projektimin e tunelit, ne do ta dimë vlerën e saktë dhe do të fillojmë të sigurojmë fonde, pas së cilës do të fillojmë punën”.
Kurse sa i përket punimeve në autostradën Tetovë-Gostivar, ministri paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të jenë gati kilometrat e para, ndërsa shtoi se nëse punët shkojnë sipas dinamikës së tanishme, ajo do duhet të jetë e gatshme në vitin 2028.
“Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar po shkon mirë. Është një autostradë që kjo qeveri e nisi, të gjitha çështjet që lidhen me shpronësimin janë zgjidhur, tani po zgjidhen edhe çështjet që lidhen me zhvendosjen e tubacioneve. Gjithashtu, nuk duam ta shkëpusim popullsinë nga njëra anë ose tjetra e autostradës, prandaj edhe mbikalimet, pra urat, po punohen paralelisht, dhe nëse vazhdojmë me këtë vrull, do të shohim kilometrat e parë të përfunduar vitin e ardhshëm, dhe deri në fund të vitit 2028 autostrada nga Tetova në Gostivar do të jetë plotësisht e përfunduar, dhe kjo është diçka për të cilën jam veçanërisht krenar”, tha Nikollovski.
Nikolloski njoftoi se, së bashku me Bashkimin Evropian, po punohet intensivisht për dokumentacionin për lidhjen hekurudhore midis Shkupit dhe Tetovës dhe Gostivarit.