Ushtria amerikane ka nisur sulme të mëtejshme ndaj Iranit, ka njoftuar Komanda Qendrore e saj.
Në një postim në rrjetin X Komanda ka thënë se pasditen e së martës forcat amerikan kanë nisur një raund tjetër sulmesh kundër Iranit “për të vazhduar degradimin e kapaciteteve iraniane të përdorura për të sulmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit”.
“Sulmet po zhvillohen ndërsa forcat amerikane përgatiten të rikthejnë bllokadën detare kundër porteve dhe zonave bregdetare iraniane. Bllokada hyn në fuqi në orën 4 pasdite”, thuhet në njoftim.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, raportoi tri shpërthime të njëpasnjëshme në Bandar Abbas