Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë të re sulmesh ushtarake kundër Iranit, pasi Teherani deklaroi se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur. Komanda Qendrore e SHBA-së tha se ka nisur një raund të tretë sulmesh këtë javë, pasi trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit sulmuan një anije, teksa ajo po kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit.
Sipas komandës qëndrore të SHBA-së, një anëtar civil i ekuipazhit është i zhdukur dhe anija nuk është në gjendje të vazhdojë udhëtimin për shkak të një zjarri në bord dhe dëmtimeve të konsiderueshme në dhomën e motorëve
“SHBA-ja po i vendos Iranit një kosto të lartë, duke vazhduar t’ia dobësojnë aftësinë për të sulmuar marinarët civilë dhe anijet tregtare që kalojnë lirshëm përmes ngushticës, sulmet po kryhen me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump,” tha Komanda qendrore e SHBA-së.
Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se forcat amerikane kanë goditur radarët iranianë të vëzhgimit ajror, sistemet e mbikëqyrjes detare, objektet për ruajtjen e raketave dhe dronëve, vendet nga ku lëshohen raketat dhe dronët dhe raketahedhësit tokë-ajër, me qëllim që të dobësojë kapacitetet ushtarake të Teheranit.vMediat shtetërore iraniane, nga ana tjetër raportuan për shpërthime në jug të Iranit,
Në një deklaratë të transmetuar nga IRIB, Irani tha se disa anije kishin tentuar të kalonin përmes ngushticës në mënyrë të paaotorizuar, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura.
“Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë dhe deri në përfundimin e ndërhyrjeve amerikane në këtë zonë. Asnjë anije nuk do të lejohet të kalojë”, Garda Revolucionare e Iranit.
Përplasja e fundit u zhvillua kur, Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua për hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ali Khamenei, duke thënë se hakmarrja “duhet të bëhet patjetër”.
Ndërsa Trump paralajmëroi se çdo tentativë për ta vrarë do të sillte një kundërpërgjigje të ashpër ushtarake nga SHBA-ja. /Alsat.mk