Një polic i veshur me rroba civile e ka neutralizuar një person ndërsa po e sulmonte fizikisht një person tjetër në qendër të Podujevës, ku dyshohet për disa të plagosur.

Ngjarja e incizuar nga dëshmitarë okularë, të cilën e ka publikuar Periskopi, shfaq personin e dyshuar derisa neutralizohet me armë zjarri nga një polic i veshur me rroba civile.

I dyshuari, një burrë, shfaqet në pamje duke sulmuar fizikisht një person tjetër.

Prapa tyre ndodhet një person i shtrirë në tokë. Dyshohet se është i plagosur.

Disa persona dyshohet se janë plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë të enjten pasdite.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar skenën e krimit.

Së paku tri autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes. Ato kanë transportuar në spital të lënduarit.