Bashkimi Demokratik për Integrim sërish ka thirrur protestë kombëtare për të kundërshtuar ndryshimin e disa emrave të rrugëve e sheshit në Tetovë.
Sipas partisë së Ali Ahmetit, përmes protestës, do të kërkohet rikthimi i emrave të vjetër të rrugëve dhe sheshit të këtij qyteti.
BDI-ja ka vlerësuar se këto vendime bien në kundërshtim me rendin kushtetues dhe rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ftojmë gjdo qytetar që beson në këto vlera të marrë pjesë në këtë protestë paqësore. Historia e çdo shteti ka momente ku qytetarët vendosin të mbrojnë parimet mbi të cilat është ndërtuar ai shtet, besojmë se të shtunën do të jetë një prej atyre momenteve”, ka thënë Ylldrita Saliji Seferi.
Ndryshe, vendimni i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni të Veriut për ndryshimin e disa emrave të rrugëve në Tetovë ka nxitur reagime të shumta dhe kjo është protesta e dytë që thirret për këtë çështje.