Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj M.M. (27) nga Struga, nën dyshimin për prodhim të paautorizuar dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë një kontrolli policor në rrugën “Gjuro Salaj”, në automjetin e tij “Volkswagen Golf” u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Informon Tetovasot.