Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një festival rrugor në Toronto, tha policia lokale.
Në deklaratë thuhej se dy persona me armë shkëmbyen zjarr në eventin e Salsës në St. Clair, raporton CBC News.
Të shtënat filluan pak pas orës 8 të mbrëmjes sipas kohës lokale në Festivalin e Salsës në lagjen St. Clair në cep të rrugëve West dhe Arlington.
Ekipet mjekësore janë ende në vendngjarje duke trajtuar të plagosurit, dhe policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe po këshillon publikun të qëndrojë larg zonës.
Zëvendësshefi i policisë, Frank Barredo, konfirmoi se kishte ndodhur një të shtënë dhe tha se shkaku i të shtënave nuk ishte ende i qartë.