Mot kryesisht me diell do të mbajë gjatë ditës së enjte, ndërsa në orët e pasdites në disa zona të vendit priten reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Pavarësisht mundësisë për reshje lokale gjatë pasdites, pjesa më e madhe e ditës pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe me diell.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume